Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk ka dashur të komentojë mungesën e urimeve nga krerët institucionalë të Kosovës për kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Megjithatë i pyetur nga KosovaPress lidhur me këtë çështje, ka thënë se të njëjtat [urimet] nuk do të mungojnë.
“Po bëhem i pari që po e uroj”, është shprehur ai pas tubimit elektoral të së shtunës në Shtime.
I pyetur pas tubimit elektoral të LVV-së në Shtime për arsyet se pse nuk është uruar kryeministri shqiptar, Edi Rama për mandatin e tij të ri ai tha se nuk është aty për komente të tilla, megjithatë e uroi atë duke thënë se ‘urimet do të vijnë për kryeministrin Rama’.
“S’jam këtu për t’i komentuar këto veprime jam këtu për të promovuar fushatën tonë në Shtime. Urimet me siguri do të vijnë për kryeministrin Rama. I pari unë po ia uroi nga Shtimja, për të tjerët mund t’i pyesni ata, shpresojmë dhe urojmë që të jetë bashkëpunim shumë i mirë mes qeverive tona, urime dhe të gjithë ministrave të kabinetit të zotit Rama”, tha Konjufca.
Donika Gërvalla uroi sot homologen e saj, Elisa Spiropali për detyrën e re.



Të tjera
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapitale në rajonin e Prizrenit
Arsyet pse duhet të konsumoni gështenja gjatë vjeshtës
Enver Hoxhaj e Xhavit Haliti në tregun e Pejës, kërkojnë “çelës që e çmonton qeverinë, që ia heq shrafat”