MPJD: Konsultimet politike Kosovë–Belgjikë, dëshmi e partneritetit

Konsultimet politike Kosovë–Belgjikë, dëshmi e partneritetit

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ilir Muçaj, ka pritur në takim një delegacion belg në krye me Birgit Stevens, Drejtoreshë e Përgjithshme për Bashkëpunim Dypalësh, ku thuhet se u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe mundësitë për zhvillimin e një agjende të përbashkët në fushën e marrëveshjeve ndërkombëtare.

 

“Në këtë frymë bashkëpunimi, u zhvilluan konsultimet politike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, ku u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe mundësitë për zhvillimin e një agjende të përbashkët në fushën e marrëveshjeve ndërkombëtare. Të dyja palët ritheksuan rëndësinë e mbajtjes së këtyre konsultimeve politike si një mekanizëm thelbësor për thellimin e bashkëpunimit dhe për identifikimin e mundësive që kontribuojnë në koordinimin në çështje me interes të përbashkët, përfshirë edhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, thuhet në njoftim.

MPJD-ja thotë se konsultimet politike ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës dëshmojnë për partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve mike, që vazhdojnë të forcohen përmes dialogut të hapur dhe bashkëpunimit konkret në fusha me interes të përbashkët.