Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka thënë se kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes të themeluar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë domethënës për shkak të përvojës në ndërtimin e paqes. Osmani në një deklarim para gazetarëve tha se Kosova është një prej sukseseve më të mëdha amerikane.
“Kontributi i Republikës së Kosovës do të jetë domethënës për shkak të përvojës tonë në ndërtimin e paqes. Kosova është një prej sukseseve më të mëdha amerikane, një prej sukseseve më të mëdha të aleancës euroatlantike, pikërisht në ndërtimin e paqes, dhe besojmë që kemi çka të ofrojmë në aspektin e përvojës, në aspektin e perspektivës dhe në aspektin e vizionit në një iniciativë të tillë”, deklaroi e para e shtetit.
Tutje Osmani u shpreh se është shumë me rëndësi që Kosova në këtë organizatë ndërkombëtare do të jetë e barabartë me të gjitha shtetet tjera dhe është ftuar pikërisht nga themeluesja, e udhëheqësja e kësaj organizate, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Pra është një e arritur e jashtëzakonshme në kontekst të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe fuqizimit të aleancës tonë me SHBA”, deklaroi Osmani.
Sot, presidentja Osmani ka publikuar ftesën që i ka përcjellë asaj presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes.
“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt. Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike”, shkroi Osmani kur tregoi për ftesën e Trumpit.



Të tjera
Barcelona i vendos dy kushte Lewandowskit për vazhdimësinë
Barcelona i vendos dy kushte Lewandowskit për vazhdimësinë
Mëngjesi, 3 rregullat e arta për rënien në peshë