Me fillimin e sezonit veror, njësitë e Policisë së Kosovës me motoçikleta kanë nisur patrullimet në rrugët e qytetit, duke mbikëqyrur trafikun dhe duke garantuar sigurinë e përdoruesve në komunikacion, transmeton KosovaPost.
Policia apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve, kryesisht atyre me biçikleta të respektojnë rregullat e trafikut, për të shmangur aksidentet dhe për një qarkullim më të sigurt.
Patrullat me motoçikleta do të jenë të dukshme në rrugë gjatë gjithë sezonit veror, duke dhënë një prezencë të fuqishme dhe të shpejtë për mbikëqyrjen e trafikut.
“Me fillimin e sezonit veror njësitë policore me motoçikleta janë angazhuar në mbikëqyrje dhe kontroll të trafikut në veçanti kontrollin e përdoruesve të mjeteve me dy (2) rrota, andaj apelojmë të gjithë pjesëmarrësve që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për sigurinë në trafik”, thuhet në apelin e policisë.



Të tjera
BE-ja mbetet partner kyç për Kosovën
Kujdes me sheqernat natyrale
S’ka rikthim të Neymarit te Brazili, publikohet lista për ndeshjet e marsit