Koordinatori kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Kujtim Munishi, priti në takim Kakhramondzhon Sanginov, përfaqësuesin nga OSBE-ja (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë).
Në këtë takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve vendore dhe organizatave ndërkombëtare në monitorimin dhe trajtimin e rasteve të krimit ekonomik, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Të dy palët theksuan nevojën për forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit institucional, si themel për një sistem drejtësie të besueshëm dhe funksional.
“Munishi shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm të OSBE-së në monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe theksoi përkushtimin për një bashkëpunim të ngushtë në funksion të luftimit efektiv të krimit ekonomik”, thuhet në njoftimin e tyre.



Të tjera
REL kishte informacion në tre vendime për incidentet në Paris dhe Berlin
Pse femrat pësojnë goditje në tru më shumë se meshkujt
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz