Kosova dhe Garda e IOWA-s e kanë thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Në kuadër të këtij partneriteti, Stephen Osborn realizoi një vizitë zyrtare në Kosovë.
Osborn, u takua me Nënkomitetin për Mbrojtje dhe Siguri, në prani të Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes dhe Zyrës Ekonomike të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë,
Në njoftimin e ambasadës thuhet se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes së Kosovës, mbështetjen për Planin Gjithëpërfshirës dhjetëvjeçar të Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancimin e stabilitetit rajonal, promovimin e industrisë amerikane dhe fuqizimin e angazhimit të përbashkët për siguri dhe zhvillim ekonomik.



Të tjera
Maqedonia e Veriut prezanton pullën postare për 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit
KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin Bondsteel
Plani i paqes është 90% gati