Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Riad, ku ka zhvilluar “një takim shumë të frytshëm” me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Lartmadhërinë e Tij, Hussein bin Abdullah al-Hashimi.
“Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka thënë Osmani.
Gjatë takimit, Presidentja tha se u konfirmua gatishmëria për thellimin e partneritetit “dhe diskutuam mënyrat për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT)”.



Të tjera
Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Kryetarja e PDK-së në Mynih ofendon rëndë me gjuhë fyese Bekim Jasharin
Si sillen turistët e vendeve të ndryshme kur vendosin të udhëtojnë