Në kuadër të Forumit të katërt të kryeprokurorëve të përgjithshëm të Ballkanit, që po mbahet në Sofje, Bullgari, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me prokurorin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe drejtorin e përgjithshëm të sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, kanë zhvilluar një takim me prokurorin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Olsian Çela, drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela si dhe drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Erjon Shqarri.
Gjatë këtij takimi është riafirmuar angazhimi i përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja shtetet.
Palët janë pajtuar se forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet dy prokurorive në fushën e drejtësisë penale është thelbësor për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe trajtimin e çështjeve me interes të ndërsjellë.
Në fund të takimit, u.d. kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, e ka ftuar për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës prokurorin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Olsian Çela, e cila vizitë do të realizohet së shpejti.



Të tjera
Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë
Ambasada Amerikane në Kosovë uron Dardanët për fitoren historike ndaj Sllovakisë
500 mijë euro, Murati tregon se kur shpërblehet fitorja historike e Dardanëve