Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon – Ekonomia Online

Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se janë duke investuar në stadiumet e futbollit në të gjithë Kosovën.

“Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të Stadiumit të Prizrenit. Kontrata është nënshkruar. Punët përgatitore kanë nisur. Tribunave në lindje dhe perëndim të “Përparim Thaçit” do t’i shtohen edhe ato në veri e jug. Ai do të jetë një nga arenat sportive më moderne në vend, dhe vendi ku tifozët besnik dhe sportdashësit e shumtë do mund të mbështesin klubin e tyre të qytetit, KF Lirinë, nga gati 7800 ulëse. Po investojmë mbi 200 milionë euro në stadiume të futbollit gjithandej Republikës. Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon”, shkruan Kurti,