Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në katërvjetorin e vdekjes së saj, duke e cilësuar si një kampione të jashtëzakonshme të lirisë dhe një mike të vërtetë të Kosovës, transmeton KosovaPost.
Përmes një postimi në platformën X, Osmani ka thënë se kur Kosovës i duheshin më së shumti miq, Albright zgjodhi udhëheqjen në vend të heshtjes dhe drejtësinë në vend të indiferencës.
Ajo ka theksuar se sot breza të tërë që po rriten në liri në Kosovë e çojnë përpara trashëgiminë që Madeleine Albright ndihmoi ta siguronte.
“Populli i Kosovës do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje të thellë”, ka shkruar Osmani. 



Të tjera
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëfshirë Sheholli
Nëntë shenja që tregojnë se jeni një perfeksionist toksik!
Italianët refuzojnë reformën gjyqësore, Meloni pranon humbjen