Kosova renditet e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, sipas Raportit Global të Sigurisë 2025 nga Instituti Amerikan Gallup.
Këtë publikim të Institutit Gallup e ka komentuar për “Bota sot” avokati Gazmend Halilaj, duke e quajtur një arritje jashtëzakonisht të madhe.
“Renditja e Kosovës në vendin e parë në Evropë dhe të tretin në botë sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit 2025 nga Gallup është një arritje jashtëzakonisht e madhe dhe një mesazh shumë i fuqishëm për vendin”, është shprehur ai.
2.Mesazh ndërkombëtar – Renditja në këtë indeks, i cili matet nga një institut me reputacion global si Gallup, është një argument i fortë në arenën ndërkombëtare. Ai tregon se Kosova po ndërton një shtet funksional dhe të sigurt, pavarësisht sfidave politike dhe pengesave që shpesh vijnë nga Serbia.
3.Rëndësia për qytetarët – Përtej imazhit ndërkombëtar, kjo është edhe një fitore për vetë qytetarët, sepse siguria dhe sundimi i ligjit janë themele të një jete të dinjitetshme dhe të një demokracie të shëndoshë.
4.Përgjigje ndaj narrativës së Serbisë – Përpjekjet e Serbisë për ta paraqitur Kosovën si vend të pasigurt bien ndesh me faktet e matshme dhe të publikuara nga një burim i paanshëm si Gallup. Ky rezultat është dëshmi që e forcon pozitën e Kosovës në çdo tryezë ndërkombëtare”, ka deklaruar Halilaj



Të tjera
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë