Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtoren rajonale të UN Women për Evropë dhe Azi Qendrore, Belen Sanz Luque.
Takimi u zhvillua në muajin kur shënohet 25-vjetori i miratimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, dhe në këtë kontekst, Presidentja Osmani vlerësoi progresin që Kosova ka bërë në avancimin e kësaj agjende të rëndësishme globale.
Ajo gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e institucioneve të Kosovës për garantimin e sigurisë dhe paqes gjithpërfshirëse.
Osmani vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm me UN Women, duke theksuar rolin e rëndësishëm që organizata ka luajtur në përkrahjen e objektivave për barazi gjinore në Kosovë.
“Ky bashkëpunim ka ndihmuar në fuqizimin e të drejtave të grave, vajzave dhe personave me nevoja të veçanta, në fuqizimin ekonomik të qëndrueshëm të grave, si dhe në rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën politike dhe publike,” u shpreh Presidentja Osmani.
Ajo gjithashtu vlerësoi mbështetjen që UN Women ka ofruar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, për proceset e drejtësisë tranzicionale dhe për shumë fusha të tjera me rëndësi për zhvillimin demokratik dhe gjithëpërfshirës të Kosovës.



Të tjera
Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë
Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë
Ambasada Amerikane në Kosovë uron Dardanët për fitoren historike ndaj Sllovakisë