Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

Atmosfera në stërvitje ka qenë sërish shumë pozitive, me futbollistët që kanë treguar përkushtim maksimal dhe i kanë zbatuar me disiplinë detyrat taktike të përzgjedhësit Franco Foda.

Stërvitja e fundit para përballjes me Sllovakinë do të zhvillohet nesër në orën 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më pas ekipi udhëton drejt Bratisllavës, ku të enjten zhvillohet ndeshja.



Të tjera
Merret vendimi për të dyshuarin për kri*me luf*te në Matiçan
MPB dhe komunat koordinohen për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Automjetet
Jo televizor në dhomën e gjumit të fëmijëve