Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka prezantuar potencialin e Kosovës në një tryezë me drejtues biznesesh nga vende të ndryshme të botës, në kuadër të Berlin Global Dialogue.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale.
“Në kuadër të Berlin Global Dialogue, prezantuam potencialin e Kosovës në një tryezë me drejtues biznesesh nga vende të ndryshme të botës. Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale. Sot, ne nuk jemi më vetëm destinacion me kosto të ulët, por ekonomi e bazuar në besim, parime dhe rritje strategjike”, ka shkruar Osmani në Facebook.



Të tjera
Sheshi “Isa Boletini” shndërrohet në qendër festive për fundvit
Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE-së
Propaganda nuk njeh kufij, Putini shfaqet për vit të ri në një film vizatimor për fëmijë