Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, transmeton KosovaPost.
Në takim u adresuan tema, si: roli dhe kontributi i Bashkësisë Islame të Kosovës në avancimin e të drejtave dhe lirive fetare në vend, si dhe angazhimi i saj i vazhdueshëm në promovimin e tolerancës, dialogut ndërfetar dhe bashkëjetesës në shoqërinë kosovare.
Myftiu Tërnava e falënderoi znj. Prattipati për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj, duke theksuar përkushtimin e Bashkësisë Islame për të qenë faktor stabiliteti, paqeje dhe mirëkuptimi në vend.
“Myftiu Tërnava theksoi se Kosova është një shembull i harmonisë fetare, ku besimtarët e feve të ndryshme bashkëjetojnë në paqe dhe respekt”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.



Të tjera
Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”
Qasje destruktive nga opozita – njëjtë si vitin e kaluar
Verën e kuqe e kemi pirë gabimisht, ja se si pihet