Kryeministri në detyrë, Albin Kurti edhe njëherë ka folur për paraqitjen e tij që pati në një diskutim me temë “Paqeruajtja në një udhëkryq: E ardhmja e misioneve të OKB-së dhe përgjegjësia globale” të mbajtur dje në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
“Kosova si histori suksesi e ndërhyrjes ushtarake humanitare ndërkombëtare, ishte në fokus të diskutimit “Paqeruajtja në një udhëkryq: E ardhmja e misioneve të OKB-së dhe përgjegjësia globale” të mbajtur dje në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
“Secili mision paqeruajtës në botë ka nevojë për vlera përveçse interesa të përbashkëta, si dhe lidership e objektiva specifike. Vendi ynë shërben si shembull i mirë që fuqizimi i shtetit ka kaluar nga çlirimi dhe pavarësia te progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik, për prosperitetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Video e plotë e panelit të diskutimit:



Të tjera
Milani me katër mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Romës, por merr një “lajm të mirë”
Si t’i shpëtoni vetmisë, ja disa këshilla!
Ndahet nga jeta Fatos Nano, ish-Kryeministri liberal i socialistëve dhe një prej figurave politike që ka shënjuar 35 vitet postkomuniste