Kosova i nis me fitore kualifikimet për Botërorin 2027 – Ekonomia Online

Kosova i nis me fitore kualifikimet për Botërorin 2027

Hendbollistët e Kosovës i kanë nisur kualifikimet për Kupën e Botës 2027 me fitore ndaj Britanisë së Madhe.

Kosova fitoi të mërkurën mbrëma në Derby me rezultatin 32:26.

Ishte edhe fitorja e parë e përzgjedhësit të ri të Kosovës, Jesper Ostlund.

Përzgjedhësi suedez u zyrtarizua te Kosova në fillim të muajit shtator.

Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Prishtinë.

Përfaqësuesja më e suksesshme pas dy ndeshjeve avancon në fazën e dytë kualifikuese, ndërsa “Dardanët” janë në rrugë të mbarë për ta arritur këtë sukses.

Kosova e shënoi golin e parë në ndeshje me Leonard Gegajn, ndërsa nikoqirja pati seri prej 5:1. Pas 15 minutash lojë, rezultati u barazua në 5:5.

Më pas, Kosova kaloi në epërsi të cilën nuk e lëshoi deri në fund. E administroi mirë lojën, ndërsa në pushim shkoi me katër gola epërsi, 15:11.

Edhe në pjesën e dytë Kosova shfaqi më shumë, për fitoren me gjashtë gola dallim.

Leonard Gegaj ishte më i miri te Kosova me nëntë gola. Me nga pesë gola ndeshjen e mbyllën Olsi Mulaj dhe Drenit Tahirukaj, kurse Drilon Tahirukaj e Lulzim Shabani shënua nga katër gola. Dy gola i realizoi Muhamet Durmishi, ndërsa Ardit Tafilaj dhe Lionel Mirdita kishin nga një gol të realizuar.

Francisco Pereira ishte më i dalluari te Britania e Madhe me pesë gola.

Kosova deri tani u është afruar disa herë ngjarjeve të mëdha, por nuk ka arritur që të kualifikimet.

Këtë e kërkon me përzgjedhësin suedez, Ostlund, i cili në këtë post e zëvendësoi Bujar Qerimin.

Ostlund është përzgjedhësi i parë i huaj i Kosovës.