Në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, Ministria e Drejtësisë ka mbajtur tryezë me temën “Kompensimi i viktimave të krimit në Kosovë: Funksionimi dhe sfidat”.
Blerim Sallahu, ushtrues detyre i Ministrit të Drejtësisë në Kosovë, tha se më shumë se 650 kërkesa për kompensim të viktimave të krimit në Kosovë kanë kaluar në Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit në katër vjetët e fundit.
Ai tha se shteti do të garantojë që çdo viktimë në Kosovë të ketë trajtim dhe qasje të njëjtë në drejtësi, derisa theksoi se mbi 1 milionë euro shteti ka kompensuar këtë kategori nga viti 2021.
“Mbi 1 milion euro kompensim janë aprovuar për viktimat e krimit, shifra më e lartë e paguar ndonjëherë nga shteti ynë, në këtë fushë. Këto nuk janë vetëm numra, janë më shumë se kaq, janë ndihma konkrete, janë mbështetje reale, për gra, burra dhe fëmijë që kanë përjetuar dhunën nga afër”, tha Sallahu.
Përfaqësuesja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Nitë Bylykbashi Deliu, tha se Konventa e Stambollit është traktati më i arrirë sa i përket parandalimit dhe luftimit të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.Ajo tha se konventa e njeh dhunën ndaj grave si shkak dhe pasojë e pabarazive historike mes pushtetit të burrave dhe grave dhe njeh që gratë preken nga dhuna në familje në mënyrë disproporcionale.



Të tjera
KQZ-ja nuk e certifikon motrën e Donika Kadajt në listën boshnjake VAKAT
Hetimi i Ibër-Lepencit çon te zbulimi i një spiun
Lista Serbe pa certifikim nga KQZ