Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë ka përmendur sulmet terroriste nga shteti serb e mbështetjet financiare nga BE.
Kurti tha se Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit evropian, përmbushjes së kritereve për anëtarësim dhe vazhdimin si aleat e kampion të vlerave demokratike.
“Institucionet e Kosovës nuk ishin shkaktare të eskalimit të situatës në katër komunat në veri të vendit dhe de-eskalimi i situatës ishte pikërisht meritë e institucioneve të Kosovës. Ndërkohë Republika e Kosovës dhe institucionet e saj u bënë cak i sulmeve terroriste, prej të cilave dy me pasoja të rënda. Ai në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi ynë Afrim Bunjaku dhe tjetri në kanalin Ibër – Lepenc në Varakë të Zubin Potokut me 29 nëntor 2024, që synonte dëmtimin e pariparueshëm të infrastrukturës kritike”, th ai.
Kurti tha se për të dyja rastet ka aktakuzë të ngritur, teksa për rastin e parë ekzistojnë dëshmitë që ka qenë plan serb për aneksimin e veriut përmes strukturave paramilitare. Gjithashtu për rastin e dytë provat konfirmojnë gjithashtu përfshirjen e drejtëpërdrejtë të shtetit serb.
Gjatë mbledhjes së sotme në rend dite në mesin e disa pikave është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për Konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj.



Të tjera
Nuk do të përfshihemi në luftën që ka të bëjë me mbijetesën politike të Netanyahut
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
Tri mite rreth shëndetit që nuk janë të vërteta