Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes përgjegjëse të aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave, transmeton Kosova Post.
Kurti ka theksuar se lufta kundër narkotikëve nuk është vetëm çështje e sigurisë publike, por edhe e mbrojtjes së rendit ndërkombëtar dhe vlerave demokratike perëndimore. Sipas tij, përfshirja e strukturave shtetërore në aktivitete kriminale përbën kërcënim serioz për stabilitetin rajonal dhe global.
“Si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, Republika e Kosovës ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike nga aktorë përfaqësues të fuqive kundërshtare,” ka deklaruar Kurti.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu për nevojën e rritjes së vigjilencës ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët, sipas tij, në mënyrë të vazhdueshme synojnë destabilizimin e sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.
Sipas Kurtit, bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-në dhe partnerët e NATO-s mbetet thelbësor për garantimin e sigurisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesave strategjike të Kosovës dhe rajonit.



Të tjera
Ramos shumë afër ta blejë klubin ku e filloi karrierën
Ullinj, presh dhe portokaj -Sallata që duhet ta provoni patjetër
Tri llojet më të zakonshme të ndarjes – cilën e keni përjetuar ju?