“Kosova Me Garanci të Hekurt, Serbia Sfidohet nga SHBA”

Ish-deputeti Adem Salihaj ka mirëpritur zhvillimet e fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ato si lajme shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

Ai në postimin e tij në Facebook, vlerësoi se projektligji amerikan për Mbrojtjen, i cili parasheh mbështetje për pranimin e Kosovës në NATO, njohje të ndërsjellë dhe mosndryshim kufijsh, përbën garanci të forta për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit

Sipas Salihajt, këto masa jo vetëm forcojnë pozitën e Kosovës, por edhe sjellin stabilitet në rajon, duke i dërguar Serbisë një mesazh të qartë për t’i ndalur ambiciet e saj.

Postimi i plotë