Franco Foda ka publikuar formacionin e tij zyrtar për ndeshjen ndaj Suedisë.
Selektori gjerman ka aplikuar disa ndryshime si tek emrat ashtu edhe tek rreshtimi.
4-4-2 është formacioni që është përzgjedhur kësaj radhe me ndryshime qysh nga mbrojtja. Në mungesën e Amir Rrahmanit, Fidan Aliti do të jetë startues, me Gallapenin që poashtu luan në vend te Paqaradës.
Qendra e mesfushës do të jetë e pandryshuar me Zabërgjen dhe Muslijan që do të luajnë në krahë. Dyshja e sulmit përbëhet nga Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani.
Një formacion me ofensiv krahasuar me atë ndaj Zvicrrës, me Kosovën që dëshiron të bëjë paraqitje më të dinjitetshme sonte pas asaj humbje 4-0 në Bazel./Klankosova




Të tjera
Kur do të merret vendimi për dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit? – Flasin nga Gjykata Kushtetuese
Pesë të vr@rë për shtatë ditë
Si të bëheni një “femme fatale”?