Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje tepër të madhe në renditjen e FIFA-s pas ndeshjeve të shtatorit në Kualifikueset për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, shkruan Gazeta Metro.
Kosova u mposht 4-0 në Zvicër me një performancë tejet të dobët, mirëpo arriti ta shlyejë atë turp me njërën prej fitoreve më të mëdha në historinë e saj.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, kombëtarja kosovare arriti ta gjunjëzojë Suedinë e yjeve të Premier League me rezultat 2-0. Rexhbeçaj dhe Muriqi ishin më meritorët për fitoren e madhe.
Kjo ka mjaftuar që FIFA ta vlerësojë jashtëzakonisht shumë performancën e Kosovës, duke e ngritur për katër vende në ranglistë. Tani, Kosova ndodhet në vendin e 91-të, pozita më e lartë ndonjëherë prej se është pranuar në FIFA dhe UEFA.



Të tjera
Hudhër dhe limon për thonj të shëndetshëm
ShBA ka biseduar me Iranin për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Gënjeu për faljen e Netanyahut