Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngritur në pozitën e 95-të në renditjen e FIFA-s.
Është kjo pozita më e mirë që Kosova ka pasur ndonjëherë.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit të enjten publikoi renditjen e re, ndërsa ka shkruar se Kosova dhe Kanadaja kanë pozitat më të mira që kanë pasur ndonjëherë.
Në krahasim me renditjen e kaluar, Kosova ka avancuar për dy pozita. Ndërkohë Kanadaja renditet e 28-ta dhe po ashtu ka avancuar për dy pozita.
Kosova në qershor fitoi miqësoret me Armeninë dhe Komoret. Ndërkohë në mars kishte fituar dy ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.
Argjentina mbetet e para në ranglistë, e pasuar nga Spanja, Franca, Anglia e Brazili. Dhjetëshen e parë e kompletojnë Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermani dhe Kroacia.
Ndërkohë Shqipëria ka rënë për dy pozita dhe tani është e 68-ta.
Renditja e kaluar e FIFA-s ishte publikuar më 3 prill. Renditja e re publikohet më 18 shtator.
Të tjera
Dëshmia e James Rubin është përshkrimi më realist i periudhës së lu*ftës
Të rinjtë, çelësi për bashkëpunim dhe paqe në rajon
Iz*raeli nuk duket i interesuar për “negociata serioze për armëpushim” në Ga*za