Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka arritur një tjetër sukses ndërkombëtar, duke u shpërblyer me çmimin kryesor “Grand Prix” dhe vendin e parë në Festivalin Ndërkombëtar “Spring Symphonies 2026” në Spanjë.
Në një skenë ndërkombëtare, nën dirigjimin e Vehbi Shosholli përballë dhjetëra orkestrave, të rinjtë përfaqësuan Kosovën ku dëshmuan edhe njëherë talent, përkushtim dhe pasion të rrallë për muzikën.
Nën udhëheqjen e Hana Petrovci, ky triumf nuk është vetëm një arritje për orkestrën, por edhe një moment krenarie për vendin, duke dëshmuar potencialin dhe nivelin e lartë të artistëve të rinj në skenën ndërkombëtare. 



Të tjera
Djersitja, deodorantët dhe antiperspirantët
Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, di disa fjalë shqip
Çfarë do të jetë rezultati nesër unë mburrem me këta futbollistë që i kam