Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka deklaruar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është rruga më e mirë për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për uljen e tensioneve.
Këto deklarata ai i bëri në një intervistë në “Inside Albania Podcast” në Euronews.
“Unë me sinqeritet ndjej se mjeti më i fortë është anëtarësimi në BE. Dhe nëse duam që Kosova dhe Serbia te jenë të guximshme në nivel të brendshëm, sepse e di që si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, ekziston nevoja për t’i bindur qytetarët se zgjedhjet që po bëhen janë zgjedhjet më të mira për ta, mendoj se është mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit për ta”.
Sipas tij, anëtarësimi është mënyra më e mirë për të zbutur tensionet, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të zhvilluar një agjendë më pozitive të orientuar drejt së ardhmes, transmeton Klankosova.tv.



Të tjera
Konfirmohet lidhja mes ushqimeve të përpunuara dhe rrezikut të kancerit
Mitrovica ka treguar se nuk thyhet
Zgjedhjet e reja, opsioni më i mirë pas dështimit të mandatarit