Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, përmes një postimi në facebook ka dhënë një lajm i shkëlqyer për Kosovën, duke bërë të ditur se Kosova po rënditet si ndër ekonomitë më të shpejta në kontinent.
Ajeti ka njoftuar se sipas analizës së „BestBrokers“, bazuar në të dhënat e FMN-së dhe të publikuara nga revista gjermane FOCUS online, periferia e Evropës po shfaq rritje ekonomike të shpejtë.
“Lajm i shkëlqyer për Kosovën! Sipas analizës së „BestBrokers“, bazuar në të dhënat e FMN-së dhe të publikuara nga revista gjermane FOCUS online, periferia e Evropës po shfaq rritje ekonomike të shpejtë – dhe #Kosova, me një rritje reale të PBB-së prej +8,51 %, renditet ndër ekonomitë më të shpejta në kontinent. Një sinjal i fuqishëm për të ardhmen tone”, ka shkruar Ajeti.



Të tjera
Sllovakia përballet me lëndime, Calzona vlerëson Kosovën
PDK-ja respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kryesia dhe deputetët e saj mblidhen nesër
Smartfonët të dëmshëm për fëmijët si kokaina