Suksesi historik i Kosovës në sigurimin e play – off–it për kualifikim në Kampionatin Botëror në futboll, ka shkaktuar reagime të forta në rajon.
Ndërsa mediat serbe janë tronditur dhe kanë raportuar me tone nënçmuese, në Kroaci ky arritje është pritur me respekt dhe vlerësim.
Media serbe “Nova” ka shkruar: “Kosovë asnjëherë më afër kualifikimit në Botëror, bien edhe sllovenët”.
“Një hap më afër historisë: bien edhe sllovenët, e Kosova shkon në barazh”, ka titulluar Sportklub.
“Kosova feston suksesin historik”, shkruan “Veçernji List”.
“Kosova ka siguruar të paktën play-off-in për Kampionatin Botëror. Për plasman direkt i duhet një mrekulli”, raporton “24sata.hr”.



Të tjera
Tayna publikon fotografi me Vjosa Osmanin: Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës
Gjumi gjatë ditës ka efekt pozitiv për zemrën, trurin dhe zvogëlon stresin
“Nuk kemi folur për koalicione – jemi të gatshëm të flasin për Presidentin”, thotë Abdixhiku