Të martën u tërhoq shorti për kualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027 për futbolliste, që do të organizohen në tre nivele, po ashtu si Liga e Kombeve.
Kosova do të garojë në Ligën C, në grup me Kroacinë, Bullgarinë dhe Gjibraltarin. Fituesi i grupit do të avancojë në plejof për kualifikim në Botëror dhe po ashtu do të “gradohet” në Ligën B për kampanjën e ardhshme në Ligën e Kombeve.
Nga Liga C, në plejof për Botëror avancojnë edhe dy përfaqësueset më të mira të vendit të dytë nga gjashtë grupe gjithsej. Garat fillojnë më 3 mars 2026 dhe përfundojnë më 9 qershor 2026.
Kosova ishte e vendosur në vazon e dytë, ndërsa Kroacia, nga vaza e parë, konsiderohet favorite e grupit.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria është në Ligën B, në grup me Uellsin, Çekinë dhe Malin e Zi. Kualifikimi nga Liga B gjithashtu bëhet vetëm përmes plejofit, jo direkt në Botëror.



Të tjera
Partitë politike të bëhen bashkë për ta formuar një shumicë të fuqishme në Kuvend
Çaji i gjelbër ndihmon për aknet
Propozimi i Konjufcës, Musliu-Shoshi: Ali Hoxha-Hoxhë Alia