Halil Geci ka alarmuar mbi gjendjen politike dhe shoqërore në vend, duke kritikuar ashpër rolin e ish-opozitarëve dhe ndikimet e jashtme që, sipas tij, e kanë futur vendin në një kurth të rrezikshëm.
Në reagimin e tij në Facebook, ai paraqet një analizë të ashpër të gabimeve të së kaluarës, pasojave që ato kanë shkaktuar dhe nevojës urgjente për një drejtim të ri politik që t’i rikthejë besimin qytetarëve, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Kosova në kurth: Nga tradhtia politike dhe ndikimet e huaja
Papërgjegjësitë dhe dështimet e ish-opozitarëve e kanë goditur dhe dëmtuar vendin pa mëshirë. Për pasojë, ata kanë humbur mbështetjen e qytetarëve dhe rrezikojnë ta humbasin edhe më shumë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Besoj fuqishëm se populli, me votën e tij, do t’i ndëshkojë këto praktika të vjetra politike dhe do t’i dërgojë në pension ata që kanë kontribuar në bllokimin, stagnimin dhe dobësimin e vendit.
Politikat e vjetra, të ndikuara nga faktorë të jashtëm, si dhe abuzimet me pushtetin, po kërcënojnë të ardhmen e vendit, duke e lënë Kosovën të përçarë dhe të pambrojtur.
Abuzimi më i madh që i është bërë vendit nga ish-gjeneralët e luftës dhe ish-opozitarët lidhet me keqpërdorimin e titujve akademikë, pa përmendur këtu pasuritë e dyshimta, plaçkitjet dhe vrasjet që kanë ndodhur.
Ky fenomen ka minuar besimin e qytetarëve në arsimin e lartë dhe ka krijuar një kulturë të rrezikshme ku diploma është përdorur si mjet politik, e jo si dëshmi e dijes dhe meritës.
Për shkak të këtyre dhe shumë shkeljeve të tjera, opozitarët e sotëm kanë humbur besimin e qytetarëve.
Alternativa e vetme që mund t’i rikthejë shpresën e humbur këtij populli është koalicioni Guxo – VV – PShDK – Alternativa.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se lidhja juaj po shkon drejt fundit
Andin Hoti tregon pse iu bashkua Vetëvendosjes
Pas KQZ-së, zyrtari i DASH-it vizitoi edhe Gjykatën Kushtetuese