Në takimin e 31-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të mbajtur në Bruksel, Kosova me pjesëmarrjen e saj nënvizon përkushtimin për të qëndruar pranë aleatëve dhe për të mbështetur përpjekjet ndërkombëtare në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe vlerave demokratike, përcjell KosovaPost.
Në këtë takim Kosovën e përfaqësoi Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministria njofton po ashtu se në këtë takim të radhës u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve partnere në fushën e mbrojtjes.
Të tjera
Gjërat që çiftet e lumtura bëjnë çdo ditë
Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc
Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë