Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe teknologjisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një ceremonie zyrtare të mbajtur sot në Prishtinë, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtori i J6 në Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Gjeneral Major John Phillips, nënshkruan Memorandumin e Marrëveshjes për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA).
Ky memorandum përfaqëson një marrëveshje kyçe të mbrojtjes ndërmjet Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe FSK-së, duke mundësuar shkëmbimin e sigurt të informacionit, kriptimin e komunikimeve dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar ushtarake.
Me këtë akt, Kosova bëhet partneri i 33-të global që nënshkruan CISMOA, siç është bërë e ditur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, e cila theksoi se kjo marrëveshje “rrit komunikimet e sigurta dhe ndërveprueshmërinë” ndërmjet forcave të dy vendeve. Në një postim zyrtar, Ambasada theksoi:
Marrëveshja CISMOA pritet të fuqizojë më tej kapacitetet mbrojtëse të Kosovës dhe ta afrojë vendin drejt standardeve të avancuara të bashkëpunimit ndërkombëtar në mbrojtje.



Të tjera
Çfarë duan gratë nga burrat?
Erëzat që duhet të shmangë një grua shtatzënë
Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave