Vjosa Osmani, sot në Davos të Zvicrës ka nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes, në prani të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë iniciativë ndërkombëtare për paqen.
Trump: Konfliktet në Gaza tani janë “zjarre të vogla”
Gjatë fjalimit të tij, Trump foli edhe për Gazën, për të cilën thotë se aty filloi plani për Bordin e Paqes.
Një marrëveshje paqeje u arrit më herët këtë vit, që përfshinte shkëmbimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë.
Trump tha se lufta në Gaza “po shkon vërtet drejt fundit”dhe se konflikti tani përbëhet nga “zjarre të vogla” që, sipas tij, mund të shuhen lehtë.
Hamasi “ndoshta do” të bëjë atë që premton, tha Trump. “Ata duhet të heqin dorë nga armët e tyre dhe nëse nuk e bëjnë këtë, do të jetë fundi i tyre.”
Presidenti amerikan thotë se do të punojë me OKB-në pavarësisht kritikave të përsëritura ndaj saj
Trump thotë se sapo të formohet Bordi i Paqes, “ne mund të bëjmë pothuajse çfarë të duam”, duke shtuar se do të punojë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara.
Pavarësisht kritikave të tij të përsëritura ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, ai thotë se ka “potencial të jashtëzakonshëm” në OKB.
Trump thotë se bashkimi i përpjekjeve të Bordit të Paqes dhe OKB-së është “diçka shumë, shumë unike për botën” dhe “hapi i parë drejt një dite më të ndritshme për Lindjen e Mesme”.
Trump i kthen komentet e tij sërish te Bordi i Paqes, duke pretenduar se ai ka potencialin të jetë “një nga organet më pasojore të krijuara ndonjëherë”, duke shtuar se është “i nderuar” të jetë kryetar i tij.
SHBA zbulon “planin master” për Gazën
Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, i cili ishte kyç në ndërmjetësimin e planit të paqes për Gazën, është radhazi për të folur në Davos. Ai zbuloi një “master plan” për të ardhmen e Gazës.
Ai thotë se plani do të zbatohet në faza, duke përfshirë strehim për fuqinë punëtore, 100% punësim dhe “mundësi për të gjithë”, raporton Skynews.
“Na pyesin se cili është plani ynë B,” thotë Kushner. “Nuk kemi plan B, kemi një plan. Ne kemi nënshkruar një marrëveshje. Të gjithë jemi të përkushtuar ta bëjmë atë marrëveshje të funksionojë.
“Ka një master plan. Do ta zbatojmë me faza në Lindjen e Mesme. Ata ndërtojnë qytete të tilla, e dini, për dy apo tre milionë njerëz. I ndërtojnë këto për tre vjet. Pra, gjëra si kjo janë plotësisht të realizueshme nëse e bëjmë të ndodhë. Mendoj se lufta ka mbaruar; le të bëjmë më të mirën për të punuar së bashku. Qëllimi ynë këtu është paqja mes Izraelit dhe popullit palestinez. Të gjithë duan të jetojnë në paqe, të gjithë duan të jetojnë me dinjitet; le t’i përqendrojmë përpjekjet tona në mbështetjen e atyre që po bëjnë punën për ta ndërtuar këtë”, tha ai.



Të tjera
Arsyeja që mostra e gjakut merret nga gishti i katërt
Osmani ndan foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme
Një ditë e vështirë në punë, disa mënyra për t’u relaksuar