Kombëtarja e Kosovës ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e nëntorit në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
Fillimisht, Kosova luan si mysafire kundër Sllovenisë të shtunën më 15 nëntor në Lubjanë, ndërsa tri ditë më vonë, më 18 nëntor, “Dardanët” do ta presin Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës. Në seancën e sotme morën pjesë 10 futbollistë, të cilët punuan me përzgjedhësin Franco Foda, ndërsa pjesa tjetër qëndroi për rigjenerim në hotel pas ndeshjeve të zhvilluara me klubet e tyre në fundjavë”, ka shkruar Federata./rtk



Të tjera
Ushqimet që janë të mira për zemrën tuaj
97 të vd*ekur nga ak*sidentet rrugore në Kosovë gjatë vitit 2025
KQZ me sqarim për numërimin në Mitrovicë:Gabimi teknik s’ndikon në zgjedhje