Osmani në Osaka: Kosova, një demokraci që shikon drejt së ardhmes

Kosova, një demokraci që shikon drejt së ardhmes

Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin kryesor në emër të Republikës së Kosovës, në ceremoninë zyrtare të Ditës së Kosovës në EXPO 2025, në Osaka, në Japoni.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani kujtoi Ditën e Çlirimit të Kosovës, që shënohet më 12 qershor, duke e përshkruar atë si një ditë që nderon guximin e atyre që luftuan për liri dhe fuqinë e aleancave që mbështetën popullin e Kosovës në momentet më të vështira.

“Populli ynë u lirua përfundimisht nga një regjim gjenocidal – një ditë që nderon kujtimin e atyre që dhanë sakrificën më të madhe”, tha ajo. Sot, Kosova është një demokraci që shikon drejt të ardhmes, e udhëhequr nga sundimi i ligjit, me një brez të ri vizionar dhe e përkushtuar thellësisht ndaj vlerave euro-atlantike”, tha ajo.

E para e vendit ka ka folur edhe për raportet e shkëlqyera me Japoninë. Osmani tha se mbështetja e vazhdueshme e Japonisë për popullin tonë, sidomos pas luftës dhe gjatë fazave të ndryshme të rindërtimit, nuk do të harrohet kurrë.

“Ajo ka formësuae themelin e fortë të miqësisë që gëzojmë sot. Ndërsa Kosova vazhdon rrugën e zhvillimit dhe forcimit të pozitës së saj ndërkombëtare, presim me padurim thellimin e mëtutjeshëm të këtij partneriteti”, ka theksuar Osmani.