Kosova nuk bie në ‘kurthin’ e Vuçiqit, eksperti: Retorika e luftës, lojë për të fshehur krizën në…!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën se “thirrjet e pamatura” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për luftë janë jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit.

Ajo i është referuar një deklarate të presidentit serb të bërë të premten, kur ka thënë se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

E në lidhje me kërcënimet e Vuçiqit dhe se çfarë fshehet pas tyre, për “Bota sot” foli eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli.

Së pari, ai tha se kjo është një tendencë e hapur kërcënuese e Vuçiqit ndaj Kosovës.

Mendoj që pohimet e tilla nga ana e Vuçiçit vënë në pah dy tendenca që lidhen me:

1. Ndryshimet gjeopolitike në rrafshin ndërkombëtar: Serbia po përcjell me interes të shtuar forcimin e poltizës aziatike kinezo-ruse, dhe, varësisht nga influenca globale e këtij poli, Serbia ngre tonin e kërcënimeve ndaj Kosovës.

2. Retorika dhe fryma militariste serbe tenton të godasë psikologjikisht opinionin në vendet fqinje (Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën), duke synuar të sjellë panik për skenarë të mundshëm lufte si në vitet e ’90-ta”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, eksperti potencoi se, Kosova duhet të jetë e përgatitur ndaj skenarëve të Serbisë, derisa nënvizoi faktin se është i domosdoshëm bashkëpunimi me SHBA-në.

Ndërsa, në aspektin ushtarak, ai kishte disa sugjerime për institucionet e vendit.