Artane Rizvanolli, ministre në detyrë e Ekonomisë, në një konferencë për medie tha se asnjë qeveritar, asnjë pjesëtarë i LVV-së nuk është i lidhur me EFT-në, dhe se Kosova nuk importon nga EFT (Energy Financing Team).
Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, në konferencën për media, ka adresuar çështjet rreth, si thotë ajo, paqartësive e dezinformatave lidhur me sektorin e energjisë.
“Nuk ekziston asnjë fakt që Kosova ka importuar nga EFT gjatë qeverisjes sonë, kjo është komplet gënjeshtër”, tha Razvaniolli para gazetarëve.
Ajo më tej shoti se po keqinterpretohen qëllimshëm të dhënat nga ankandet e ndryshme ndërkufitare, të cilat EFT, kompani që merret me tregtim dhe import/eksport të energjisë elektrike në Ballkan, i shfrytëzon për të bartur energji tranzit në shtetet tjera përmes kufijve energjetik të Kosovës, për të krijuar bindjen se Kosova po blen nga EFT që, sipas saj është komplet gënjeshtër.
Tutje Rizanvolli theksoi se po flitet se qeveria po blen energji, thuajse është ajo blen energji, teksa kujtoi se energjia në Kosovë blihet nga KESCO dhe KEDS.
Rizvanolli ka deklaruar edhe atë se Qeveria nuk është përgjegjëse për licencim të kompanive as për mbikëqyrjen e tregut e energjisë elektrike, megjithatë thotë se tashmë është e konfirmuar që gjatë qeverisjes së tyre nuk ka asnjë kontratë me EFT.
Rizvanolli, mes tjerash, ka folur për të dhënat nga Zyra e Ankandeve të Koordinuara të Evropës Juglindore, që, sipas saj, tregojnë kush ka blerë kapacitet ndërkufitare, për të shfrytëzuar linjat në kufijtë e Kosovës për të bartur energji.
Rizvanolli, më tej tha se KOSTT bën të ditur se më 28 nëntor e tërë energjia që ka hyrë në Kosovë nga EFT, ka dalë nga Kosova. Sipas saj, EFT e ka shfrytëzuar rrjetin vetëm për tranzit dhe asnjë megavat nuk ka mbetur në Kosovë.
Kujtojmë se qeveria në detyrë mohon se Kosova po blen rrymë nga Serbia, duke thënë se importet nga ky vend janë nën 1% dhe pa ndikim në furnizim. Ndërsa opozita, e akuzon Qeverinë për mungesë transparence dhe lidhje me kompaninë që ka përfituar miliona euro nga importet e energjisë.
Kompania EFT raportohet se ka qenë në pronësi të biznesmenit serb Vuk Hamoviq, ai është përshkruar si “lojtari kryesor” i tregtimit të energjisë elektrike në rajon.



Të tjera
Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht
OSBE dënon gjuhën seksiste ndaj Matoshit: Retorikë kundër standardeve
Tetë zakone të mëngjesit për një ditë më të qetë