Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me Odën Ekonomike të Letonisë, ka prezantuar potencialin që ofron Kosova për investitorët ndërkombëtarë, duke theksuar elementet kryesore që, sipas saj, e bëjnë vendin një destinacion tërheqës për bizneset e huaja.
“Në takimin me Odën Ekonomike të Letonisë, prezantova potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj: qasje të lirë në disa tregje ndërkombëtare, një klimë që bazohet në sundimin e ligjit dhe inovacion, fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar, e legjislacion në përputhje të plotë me standardet evropiane,” ka deklaruar Osmani.
Presidentja ka shtuar se ndërtimi i marrëdhënieve të reja ekonomike me Letoninë është një ndër prioritetet e Kosovës.
“Jemi të hapur për të ndërtuar ura të reja partneriteti me Letoninë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik mbetet ndër prioritetet kryesore,” ka theksuar ajo.



Të tjera
Cigarja rrezikon edhe shikimin
Operohet me sukses 5-vjeçari i keqtrajtuar nga prindërit
Kurti vendos gurthemelin e Qendrës së re të Xhudos në Pejë