Kosova organizon garën ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosova 2025” – Ekonomia Online

Kosova organizon garën ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosova 2025”

Sot, në Prishtinë, nisi gara ndërkombëtare e çiklizmit “Tour of Kosova 2025”, e cila do të zhvillohet l deri më 6 shtator, nën organizimin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Sportit.

Në ceremoninë hapëse mori pjesë Ministri Çeku, i cili u uroi mirëseardhje ekipeve pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës. Ai theksoi se gara të tilla janë dëshmi e potencialit të madh sportiv që ka Kosova dhe një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes për Lojërat Mesdhetare 2030, ku pritet pjesëmarrje e gjerë ndërkombëtare.

“Tour of Kosova 2025” është garë e kategorisë 2.2 të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI). Starti u dha sot, në orën 12:00, nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, duke vazhduar rrugën nëpër autostradën “Ibrahim Rugova” dhe autostradën “Arbën Xhaferi”.

Në këtë edicion po marrin pjesë 16 ekipe me gjithsej 124 çiklistë nga skuadra elitare evropiane, duke garantuar garë të fortë dhe spektakël sportiv.