Presidentja kujton Ukshin Hotin: Mungesa e tij, p*lagë e hapur për kombin

Kosova, partner strategjik i BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në sesionin e liderëve të Berlin Global Dialogue, theksoi rëndësinë e rolit të Kosovës brenda Bashkimit Evropian.

Ajo nënvizoi se pranësia e Kosovës në familjen e BE-së sjell një partner që e kupton nga përvoja e parë rrezikun që paraqesin forcat e dëmshme dhe që është e përgatitur të kontribuojë në mbrojtjen e vlerave demokratike.
Osmani gjithashtu vuri në dukje se integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të bazohet mbi merita.

“Integrimi mbi bazë merite i Ballkanit Perëndimor nuk është një proces bamirësie, por një zgjedhje strategjike për të gjithë Evropën,” deklaroi Presidentja.

Ajo theksoi se Kosova sjell inovacion, energji dhe talent të rinj që i nevojiten Evropës për të mbetur konkurruese dhe kohezive. “Qëndresa dhe përkushtimi i vendit ndaj parimeve, përballë ndërhyrjeve të dëmshme, kontribuon në ndërtimin e një mburoje sigurie për tërë kontinentin”, theksoi Osmani.

Ajo kujtoi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, duke thënë se “nuk ishte vetëm fuqia ajo që kishte rëndësi, por parimi pas saj, ai që shpëtoi jetë njerëzish”.

Osmani theksoi se Kosova qëndron krah për krah me Ukrainën, kontribuon në misionet e NATO-s jashtë vendit dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke e cilësuar këtë si “një detyrë të përditshme për një vend të lindur nga lufta”.

“Vlerat për ne nuk janë luks, ato janë pasuri strategjike që e mbajnë gjallë një komb kur gjithçka tjetër është e pasigurt,” u shpreh ajo, duke shtuar se Kosova investon në demokraci dhe në kontribut global, përfshirë fuqizimin e grave dhe të rinjve përmes agjendës ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’.