Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake me Qeverinë e Republikës së Turqisë. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Turqia do të mbështesë Kosovën me 200 milionë lira turke për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), shkruan KosovaPost.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një statusi ne Facebook theksoi se kjo mbështetje është dëshmi e partneritetit të fuqishëm ndërmjet dy vendeve dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e profesionalizmit, pajisjeve dhe gatishmërisë operacionale të FSK-së.
“🇽🇰🤝🇹🇷 Miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL ( dyqind milionë lira turke) për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar ai, përcjell KosovaPost.



Të tjera
Njerëzit e mençur nuk tradhtojnë
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës