Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu, ka bërë të ditur se në raportin “Democracy Report 2025” të Institutit V-Dem Institute, Kosova është renditur si “Demokraci Elektorale”.
Sipas Kryeziut, në këtë kategori përfshihen edhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndërsa Kosova, sipas saj, qëndron më mirë se disa prej tyre.
Ajo ka theksuar se, në krahasim me vendet e rajonit, vetëm Mali i Zi renditet më lart, ndërsa shtetet e tjera janë prapa Kosovës. Ndërkaq, sipas saj, Serbia klasifikohet në kategorinë e regjimeve autoritare, madje pas Rusisë e Ruandës.
“Kosova gradualisht po konsolidohet si vend me demokraci të zhvilluar. Si shteti më i ri në rajon, shpesh është bërë shembull në shumë rangime në raportet ndërkombëtare”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.



Të tjera
Një tjetër organizim i madh i boksit, Ardian Krasniqi synon titullin europian
Ambasadori austriak shpreh ngushëllime për vdekjen tr@gjike të kosovarëve në Vjenë
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ndalet rryma nesër