Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars, ku “Dardanët” i presin sfida vendimtare në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.
Kosova do të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinalen e play-off-it, ndeshje që zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë.
Në rast të një fitoreje, përfaqësuesja jonë do të luajë finalen më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kundërshtar do të jetë fituesi i duelit mes Turqisë dhe Rumanisë
Lista e publikuar nga Foda përfshin një grup të zgjeruar lojtarësh, me synimin për të pasur sa më shumë alternativa për këto përballje vendimtare.
Ndërkohë, Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se konferenca për media e përzgjedhësit do të mbahet të hënën, më 23 mars, nga ora 12:00, ku pritet të jepen më shumë detaje rreth listës dhe objektivave për këto ndeshje.



Të tjera
Si të përdorni mjaltin që të mos plakeni
Besimtarët falin Bajramin me plisa në kokë (FOTO)
Nga vuajtjet te suksesi – Granit Xhaka vjen me një rrëfim rrëqethës që nuk duhet humbur