Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka deklaruar se Republika e Kosovës shpreh mbështetjen e saj të plotë dhe të palëkundur për Ukrainën në përballjen me agresionin rus.
“Me kënaqësi të veçantë kam udhëhequr delegacionin e Republikës së Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare të Ukrainës kundër Minave (UMAC 2025), e cila po zhvillohet në Tokio. Jam shoqëruar edhe nga atasheu ynë i mbrojtjes, koloneli Beton Retkoceri,” ka shkruar diplomati kosovar në ‘Facebook’.
Në këtë konferencë dyditore po marrin pjesë 57 përfaqësues shtetesh – ministra, zëvendësministra dhe ambasadorë – si dhe 16 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të cilët po diskutojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e veprimit kundër minave dhe ndihmës humanitare, me qëllim të forcimit të paqes dhe sigurisë globale.



Të tjera
Kurti premton dyfishim të bursave, transport publik me 10 euro dhe investime të reja në Sharr
LVV ka gjasa reale ta tejkalojë rezultatin e vitit 202
Festoni me zemër, jo me dhunë