Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja

Pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët pesë muaj më parë në Tiranë, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po konkretizojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Ministritë përkatëse kanë mbajtur një takim trepalësh, ku është diskutuar hartimi i planit për blerje të përbashkëta armatimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, ish-ushtarakë të FSK-së theksojnë rëndësinë strategjike të kësaj marrëveshjeje, si në aspektin e kostos, ashtu edhe të sigurisë kombëtare.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po ndërmarrin hapa konkretë për të jetësuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, të formalizuar pesë muaj më parë me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët më 18 mars në Tiranë Tani, vendet po kalojnë në një fazë tjetër, duke ndërtuar një aleancë më të fortë dhe më të në fushën e sigurisë.

Ministrat e Mbrojtjes të tria vendeve po angazhohen ne që blerja e parë e armatim të jetë ajo e kapaciteteve mbrojtëse, përmes një marrëveshjeje të koordinuar për armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, kanë konfirmuar për RTK-në, se një takim i tillë trelateral tashmë veç se është mbajtur.

Është mbajt takimi i përbashkët për hartimin e aktiviteteve trelaterale ne kuadër te marrëveshjes ku përfshihen dhe çështja e blerjeve të përbashkëta bazuar në kërkesat e Forcave te secilit shtet. Me te përfunduar ky plan do të nënshkruhet nga secili shtet për të vazhduar me pas tutje”, konfirmoi Liridona Gashi, zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lidhur me këtë ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovë, Kadri Kastrati ka thënë se kjo marrëveshje është tejet e mirë, duke treguar për rëndësinë e blerjes së përbashkët të armatimit.

“Kur blejnë tre shtete për njëherë është kostoja shume me e vogël, liferimi është shume me i lehtë, dhe kur çdo prodhues i çdo armatimi ushtarak do të jetë më joshës për t’i furnizuara përnjëherë. Kur e kanë betimin edhe të NATO edhe të Uashingtonit atëherë normal që prodhuesit do të jenë shumë të lumtur dhe shumë ekspeditivë në lefrimin e armatimeve shumë më shpejt dhe shumë më mirë”,tha Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-së.

Duke u nisur nga rëndësia strategjike e partneritetit me SHBA-në për sigurinë dhe zhvillimin e Forcës së Kosovës, ish-koloneli i FSK-së konsideron se aleanca me SHBA-në, është jetike për ardhmen e ushtrisë.

” Krerët që e udhëheqin shtetin cilido qoftë ai duhet paraprakisht të kenë interesin kombëtar dhe nacional të vendit sidomos në kuptim e mbrojtjes sepse nëse nuk ke fuqi mbrojtëse ti fare ski asgjë ushtria është ajo ta mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe rendin kushtetues të saj dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse jemi në partneritet të fuqishëm me SHBA-në..” tha Afrim Veseli, ish kolonel në FSK.

Ndërkohë, në kuadër të blerjeve dhe ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, para dy javësh në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, është bërë dorëzim-pranimi i kontingjentit të dytë prej 50 autoblindave të blera nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për FSK-në.