Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është shprehur kategorik kundër zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme pas atyre të 9 shkurtit.
Haziri ka thënë se nuk ka votë për shpërndarje të legjislativit, pasi vendi, siç thotë ai, nuk ka komoditet për zgjedhje të reja çdo tre muaj.
“Unë nuk jap votë për shpërndarje. Kosova s’ka komoditet me shkuar në zgjedhje sa herë kërkesat dhe egot e liderëve politikë, në këtë rast të liderit të partisë së parë, janë për agjenda të fshehura politike. S’besoj që ka deputetë të arsyeshëm dhe mandat legjitim, përveç disave që kanë hyrë me vota të manipuluara dhe të vjedhura. Të tjerët nuk pranojnë të hyjnë në aranzhmane të tilla. Kosova nuk është shumë e pasur që çdo tre muaj të harxhojë kah shtatë milionë euro në zgjedhje”, deklaroi Haziri për Kosova Press



Të tjera
PSG refuzon ta shesë Kvaratskhelia, por Arsenali ka plane më të mëdha për sulm
10 gabimet që bëni kur debatoni me partnerin
Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s në Itali, në fokus siguria rajonale