Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme norvegjeze në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen e pandërprerë që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në secilën fazë të shtetndërtimit, duke theksuar se kjo mbështetje është kyçe në përpjekjet e vazhdueshme për integrim në strukturat euroatlantike.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë që Kosova të bëhet sa më parë anëtare e Këshillit të Evropës, si dhe të ecë përpara në procesin e integrimit euroatlantik. Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu edhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve, si dhe u riafirmua përkushtimi për thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.
Të tjera
Qeveria ka ndërmarrë hapa për të përkrahur fuqizimin e grave
Hapja e kapitujve të rinj për Shqipërinë, Rama nga Brukseli: Hera e parë në histori që zgjedhim se më kë duam të martohemi
Shqipëria hap katër kapitujt e rinj të negociatave me BE-në, Kos: Pesë kapitujt tjerë do t’i hapim brenda vitit