Kosova U21 fiton thellë ndaj Qipros

Kosova U21 fiton thellë ndaj Qipros

Kosova U21 ka fituar si mysafire, duke e mposhtur Qipron U21 me rezultat të thellë 4:0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21 të vitit 2027.

“Dardanët” e kanë nisur ndeshjen në mënyrën më të mirë. Qysh në minutën e gjashtëmbëdhjetë, Bujupi e ka hapur serinë e golave me një finalizim të saktë. Epërsia është dyfishuar në fund të pjesës së parë, kur Frokaj ka realizuar nga penalltia, duke e çuar Kosovën në pushim me rezultat 2:0.

Në minutën e 61-të, Bujupi shënoi edhe golin e tij të dytë në ndeshje, duke e konfirmuar dominimin e Kosovës. Kurse në minutën e fundit të kohës së rregullt, Shala vulosi fitoren me një goditje precize për 4:0.

Me këtë fitore, Kosova U21 bën shtatë pikë dhe gjendet në vendin e tretë në grup.