Kosova uron Bosnjë e Hercegovinën për Ditën e Shtetësisë

Kosova uron Bosnjë e Hercegovinën për Ditën e Shtetësisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka uruar Bosnjë dhe Hercegovinën me rastin e Ditës së Shtetësisë, transmeton KosovaPost.

Ministria kosovare në urimin publik ka shprehur rëndësinë e respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, duke theksuar se Ballkani është një hapësirë që e njeh mirë peshën e historisë dhe vlerën e sovranitetit.

“Urime Bosnjë e Hercegovinës Ditën e Shtetësisë. Në një rajon që e njeh peshën e historisë dhe vlerën e sovranitetit, ne qëndrojmë për respekt të ndërsjellë, stabilitet dhe bashkëpunim mes të gjithë fqinjëve tanë”, thuhet në urimin e ministrisë.

Ministria ka shprehur gjithashtu urimet për progres të vazhdueshëm dhe një të ardhme paqësore dhe të sigurt për Bosnjë e Hercegovinën.

Sot, më 25 nëntor, Bosnjë e Hercegovina shënon Ditën e Shtetësisë, datën kur 81 vjet më parë u mbajt seanca e parë e Këshillit Kombëtar Antifashist të Çlirimit Popullor të Bosnjë e Hercegovinës.