Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë ka njoftuar të gjithë shtetasit kosovarë që të shtunën kanë mbetur pa targa të automjeteve të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë.
Ky reagim ka ardhur pasi disa qytetarë që udhëtuan me automjete në Slloveni për ndeshjen e Kosovës raportohet se u janë marrë targat e makinave.
Ambasada bën me dije se rastet duhet të raportohen fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë, ndërsa për informacione shtesë mund të kontaktohet linja emergjente e Ambasadës.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë mbetur mbrëmë pa targa të automjeteve që të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë. Nënkuptohet, rastet duhet të paraqiten fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë. Për informata shtesë ju lutemi kontaktoni linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin zyrtar.



Të tjera
Këto ushqime kanë më shumë hekur se mishi
Publikohet letra e dërguar 285 anëtarëve të Asamblesë së KiE-së
Truri juaj nuk i pëlqen ndryshimet